Kategoria Superiore

Rëndohet gjëndja shëndetësore e Skënder Gegës, udhëton drejt Turqisë!

Rëndohet gjëndja e trajnerit të Kukësit Skënder Gega. Lajmi i trishtë është publikuar nga vetë klubi i Kukësit që nëpërmjet një komunikate bën me dije se COVID-19, i ka prekur shumë mushkritë njeriut që udhëhoqi Partizanin drejt titullit kampion pas 26 vitesh, dhe për një trajtim më të specializuar numri 1 i stolit të skuadrës verilindore ka udhëtuar drejt Stambollit. Supersport i uron shërim sa më të shpejtë Skënder Gegës nga koronavirusi dhe rikthim të menjëhershëm në fushat e blerta, për të bërë atë dëshiron më tepër në jetë profesionin e trajnerit.
Komunikatë:
Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.
Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency