Rënia e ish-yllit të Man. United, nuk i rinovohet kontrata as në Amerikë!
Dikur ishte një nga yjet e Manchester United ndërkohë që tashmë nuk i rinovohet kontrata as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për Luis Nanin, portugezin 35-vjeçar karriera e të cilit vjen gjithnjë e më shumë në rënie. Edhe pse arriti të realizonte 31 gola në 88 ndeshje gjatë tre sezoneve që ishte pjesë e Orlando City-t në MLS, drejtuesit e klubit nga Florida kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën Nanit i cili tashmë është një lojtar i lirë. Luis Nani gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe Lazion në Itali e Valencian në Spanjë.



