Kategoria Superiore

“Reshit Rusi” nuk liçencohet, Vllaznia-Skënderbeu në Korçë

Mbjellja e barit në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” e detyron Vllazninë të “emigrojë” në një tjetër transfertë pas asaj të Kukësit në javën e tetë. Në kalendar ishte parashikuar që sfida me Skënderbeun të zhvillohej në Shkodër dhe fillimisht u përfol për fushën “Reshit Rusi”, por FSHF e zhvendosi këtë ndeshje në Korçë, sipas kërkesës së bërë nga klubi shkodran, pasi fusha e dytë e qytetit verior nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e një ndeshjeje të Kategorisë Superiore. Pas mbledhjes së Komisionit të Licencimit, u vendos që fusha “Reshit Rusi” të mos përdoret për ndeshje të Kategorisë Superiore. Brenda pak orëve u gjet zgjidhja, ndeshja e së dielës do të luhet në orën 14:00, në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa në fazën e dytë është skuadra “bardhekuqe” që do të vizitojë stadiumin “Loro Boriçi”. Sipas raportit të Komisionit të Licencimit, gjendja e fushës “Reshit Rusi” lë të për të dëshiruar në shumë sektorë përfshirë edhe atë të akomodimit të gazetarëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency