Reshje të dendura bore, anulohet ndeshja në Ligue 1
Pjesa qëndrore e territorit të Francës është përfshirë nga një valë e të ftohtit, ndërsa kjo ka ndikuar edhe në ndeshjen e kampionatit mes Saint Etienne-Marseille.
Takimi i cili ishte planifikuar të luhej të shtunën mbrëma në orën 21:00, tashmë është vendosur të shtyhet pasi kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme dhe nuk lejojnë zhvillimin normal të sfidës duke qenë se gjatë natës në qytet ka rënë një sasi e konsiderueshme e borës.
Në këtë formë, kërkesa e Saint Etienne për të shtyrë ndeshjen në ditën e nesërme është marrë parasysh nga ana e Federatës dhe autoriteteve, ndërsa ende nuk është vendosur orari i ri i sfidës.



