Kupa e Shqipërisë

Resuli: Ishim të barabartë me Vllazninë, Superiorja objektivi i Flamurtarit

Flamurtari luajti mirë, por n fund humbi 1-2 takimin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë, sfidë të cilën trajneri Dritan RFesuli e analizoi në prononcimin për “Gol pas Goli”Supersport. 

E kishim vlerësuar ndeshjen, dihen vlerat e Vllaznisë. E kishim përgatitur ndeshjen që të ishim të barabartë. E treguam se jemi të barabartë, patëm shanset tona, nuk i shfrytëzuam. Keqardhje për rezultatin, por jam i kënaqur me lojën.

Mungesa e ndeshjeve është një nga arsyet që ishim pak jashtë ritmit. Si Flamurtar nuk e kemi qëllim fitimin e Kupës. Lojtarët bënë një paraqitje shumë të mirë.

Ne kemi afruar shumë lojtarë të datëlindjes 2002, 2003. Objektivi ynë kryer është kalimi në Superiore sa më shpejt”, deklaroi trajneri i skuadrës vlonjate.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency