Itali

Revolucion për arbitrat në Itali, vendimet do shpjegohen në televizion

Revolucion total pritet të ndodh me arbitrat në Seria A, pasi siç raportojnë mediat italiane, për herë të parë në histori gjyqtarët e ndeshjeve do të dalin në televizor për të shpjeguar vendimet e tyre.

Arbitrat do të mund të bëjnë deklarata në fund të ndeshjes dhe çdo gjë do të transmetohet nga televizioni shtetëror Rai dhe nga programi historik minuta e 90-të që do t’u japë zë për gjatë gjithë sezonit arbitrave.

Jo vetëm kaq, pasi mendohet që kamerat do të pozicionohen edhe në sallën e VAR-it dhe në fund të ndeshjes do të transmetojnë mendimin e një prej asistentëve protagonist të asaj ndeshje.

Seria A është shoqëruar nga gabime të shumta gjatë gjithë sezonit dhe futja e sistemit VAR nuk i shpëtoi arbitrat nga polemikat e gjykimit. Tashmë pritet të ndodhë një revolucion i madh për futbollin italian i cili mund të ketë ndikim edhe në Kampionatet e tjera Europiane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency