Revolucion te Ferrari, Binotto merr vendin e Arrivabenes
Revolicion në shtëpinë e Ferrarit dy muaj pata nisjes së sezonit të ri në Formula 1 (gara e parë e vitit është fundjavën e 17-19 marsit në Melbourne të Australisë). Kokëkuqja ka bërë një ndryshim rrënjësor në drejtim, është larguar Maurizio Arrivabene, të cilit nuk iu rinovua kontrata, për të emëruar në vend të tij drejtorin teknik të skuadrës italiane, Mattia Binotto, 49 vjeç, i rritur në Maranello.
Mësohet se vendimi për këtë ndryshim është marrë nga presidenti John Elkan.
Mattia Binotto është gati për të marrë komandën e Ferrarit, më synim për ta kthyer në majë. Ka nisur punën te Ferrari në vitin 1995 si inxhinier motorist në skuadrën testuese dhe më pas në atë të garës. Pikërisht te Binotto Sergio Marcchione kishte projektuar drejtuesin e të ardhmes. Arrivebene nga ana e tij e mbante këtë detyrë nga viti 2014. Në largimin e tij ka peshuar shumë rendimenti i dobët në sezonin e fundit.
Mes Arrivabenes dhe Binottos bashkëjetese ishte bërë shumë e vështirë.



