Revolucion te PSG në verë, 6 yje drejt largimit
Verën e ardhshme te Paris Saint Germain pritet një revolucion i vërtetë, pasi plot 6 lojtarë të rëndësishëm pritet të largohen nga Parc des Princes. Sipas mediave franceze për shkak edhe të fair play-it financiar, kampionët e Francës pritet të largojnë 6 lojtarë. Edinson Cavani, Angel Di Maria, Thomas Meunier dhe Layvin Kurzawa janë drejt largimit nga kryeqyteti francez ndërkohë që në merkato janë edhe kapiteni Thiago Silva dhe mesfushori argjentinas Javier Pastore.



