Revolucion total te Prishtina, klubi kryeqytetas largon tetë futbollistë
Nuk përfundojnë largimet nga Prishtina, që ditën e sotme ka ndërprerë bashkëpunimin me plot tetë futbollistë. Revolucion total tek ekipi i Ismet Munishit, që sezonin e ardhshëm pritet të jetë një nga kandidatët kryesorë për fitimin e titullit kampion, edhe pse afrimet po mungojnë.
Pas largimeve të sotme të Sadam Sulley (sulm), Josip Tomasevic (mbrojtje), Aleksandar Ristevski (mbrojtje) dhe Agim Zeka (mesfushor ofensiv), 11 herë kampionët e Kosovës janë përshëndetur edhe me Betim Halimi (portier), Gauthier Mankenda (sulm), Samuel Mone (mbrojtës) dhe Eglant Haxho (portier).
Rekordmenët e futbollit dardan kanë larguar 13 futbollistë nga kontingjenti i sezonit të kaluar, teksa deri në këtë fazë të sezonit kanë rinovuar kontratat me portierin Ardit Nika dhe mesfushorin ofensiv Endrit Krasniqi (futbollisti më i mirë i vitit të kaluar në Kosovë). Tani është koha e përforcimeve.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



