Premier League

Revolucioni te “Djajtë e Kuq”, ten Hag “fshin” nga lista një duzinë lojtarësh

Puna e Erik ten Hag në krye të Manchester United do të nisë me ndryshime të mëdha. “Djajtë e Kuq”, sipas “Mirror”, do t’i nënshtrohen një revolucioni të thellë, aq sa parashikohet të largohen nga “Old Trafford”, këtë verë, një duzinë lojtarësh. Mes tyre, Paul Pogba, Nemanja Matic, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Juan Mata dhe Lee Grant, të cilëve u përfundon kontrata.

Përveç tyre, janë gjashtë lojtarë të tjerë që mund të largohen nga klubi: Aaron Wan-Bissaka, Eric Bailly, Phil Jones, Alex Telles, Anthony Martial dhe Marcus Rashford.

E kundërta do të ndodhë me Donny van de Beek, i huazuar te Everton, i cili do të vihet nën urdhrat e Ten Hag. Trajneri holandez ka punuar me mesfushorin tek Ajaxi i Amsterdamit, kështu që i njeh mirë karakteristikat e tij të lojës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency