Kategoria Superiore

“Rezultat i kënaqshëm”, Krasniqi: I bëra sulmuesit e Laçit me hije

Për lojtarin e ndeshjes Laçi-Egnatia, Gëzim Krasniqin barazimi ishte një rezultat shumë i mirë, duke ditur se kurbinasit janë pretendentë për titull.

Duke folur në emisioni “Gol pas Goli, kapiteni i rrogozhinasve shtoi se për ta rëndësi ka mbijetesa dhe sadopak pikë të marrin ka rëndësi të madhe. Krasniqi shtoi ndër të tjera se i “ka trembur” sulmuesit e Laçit, ndërsa vijoi duke thënë se kundërshtari më i vështirë për Egnatian është Kukësi.

Barazimi, motivimi: “Mendoj që kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit. Ishim përgatitur shumë mirë dhe e dinim që do të dilnim mirë, në Laç jemi të kënaqur edhe me një pikë.

Mbijetesa: “E shoh që çdo javë ndeshjet sa vijnë e vështirësohen, shohim që të marrim sadopak pikë dhe kjo ka rëndësi për ne, jo kundërshtarët, pasi kampionati është vështirësuar.”

Kundërshtari më i vështirë: “Kukësi, sepse është i vetmi ekip që na ka mundur tre herë.”

Sulmi i Laçit: “I kam bërë me hije sulmuesit e Laçit dhe kanë frikë të rrinë afër portës sonë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency