Rezultatet dhe klasifikimi/ Bylis mposhtet në transfertën dibrane, Erzeni i bën presion. Fiton Apolonia dhe Lushnja
Në Kategorinë e Parë, Bylis është mundur në transfertën dibrane ndaj Korabit me rezultatin 1-0. Ndeshja ishte e luftuar teksa 45 minutat e para prodhuan edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër. Duka dhe Carkanji ishin ata që lanë skuadrat me nga 10 vetë duke ndryshuar rrjedhshmërinë normale të sfidës.
Ndërkaq, goli vendimtar për Korabin erdhi në minutën e 87 falë Markut me Korabin që mban gjallë shpresat për një biletë në Superiore sezonin e ardhshëm, ndërsa është në vendin e tretë. Sakaq, disfatën e Bylis, e ka shfrytëzuar në maksimum Erzeni.
Shijakasit fituan minimalisht me rezultatin 1-0, ndërsa tashmë gjenden vetëm dy pikë larg ballshiotëve kryesues. Nga ana tjetër, trepikësha të rëndësishëm kanë marrë edhe Lushnja me Apoloninë që mposhtën respektivisht Besën dhe Tomorin.
Rezultatet:

Renditja:




