Kategoria e Parë

Rezultatet dhe renditja/ Bylis dhe Erzeni rikthehen te suksesi, bie Apolonia dhe Lushnja

Pas disfatës me Turbinën, Bylis është rikthyer te tre pikët duke qenë se ka mposhtur në shtëpi me rezultatin minimal, 1-0 Pogradecin. Golin vendimtar për ballshiotët e shënoi Lionel Samba në minutën e 36 ndërsa tashmë ekipi mallakastriot hedh një hap tjetër drejt rikthimit në Superiore duke qenë se Bylis kryeson kampionatin e Kategorisë së Parë me 47 pikë, pesë më shumë se ndjekësit më të afërt, Erzeni.

Shijakasit nga ana e tyre gjithashtu morën një fitore të rëndësishme teksa mposhtën në transfertë me rezultatin 0-2, Turbinën. Golat për Erzenin u shënuan nga ana e Mehmetit dhe portierit Isli Hidi që realizoi nga pika e bardhë e 11-metrave.

Nga ana tjetër, Lushnja u mposht në transfertën e Sarandës ndaj Butrintit me rezultatin 2-1, ndërsa Apolonia humbi me rezultatin 0-1 ndaj Tërbunit duke ndërlikuar edhe më shumë objektivat përkatës.

Rezultatet e javës së 19-të:

Klasifikimi:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency