Kategoria e Parë

Rezultatet zhgënjyese në fillimin e sezonit, Lushnja shkarkon trajnerin

Katër ndeshje pa fitore nga të cilat dy disfata, i kanë kushtuar stolin trajnerit të Lushnjes në Katgorinë e Parë, Klodian Duros. Tekniku, nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e drejtuesve për një skuadër kompetitivë e cila pas shumë vitesh në inferiore pretendon rikthimin në Superiore.

Mirëpo, kur janë luajtur gjashtë ndeshjet e para, Lushnja renditet në vendin e 12-të me vetëm pesë pikë në klasifikim me drejtuesit që në këtë formë penalizojnë trajnerin Duro. Punën deri në emërimin e trajnerit të ri do ta vazhdojë dyshja Hasalli-Gazheli.

Ky i fundit ishte emëruar në krye të Lushnjes në fillimin e sezonit, mirëpo tashmë do të duhet të mendojë për një tjetër aventurë. Kujtojmë se në të kaluarën Duro ka trajnuar edhe klube si Kukësi, Kamza, Luftëtari apo Ferronikeli në Kosovë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency