La Liga

Riaftësimi nga dëmtimi, Dembele “shënjestron” El Clasicon

Ousmane Dembélé po bën hapa të mëdhenj përpara drejt riaftësimit nga dëmtimi që pësoi që në fillim të sezonit, duke këputur tendinën e kofshës së majtë. Rikthimi i tij në fushën e blertë mund të ndodhë brenda 2017-ës, madje, nuk përjashtohet mundësia që të grumbullohet për El Clasicon e 23 dhjetorit. Të paktën ky është parashikimi i mjekëve të Barcelonës, që po ndjekin me shumë kujdes fazën e riaftësimit të ish-futbollistit të Borussias së Dortmundit.

“Rikuperimi po ndodh më shpejt së parashikimi. Dembele kërkon të kthehet sa më shpejt, por nuk e di se sa do të jetë e mundur. A do të mund të luajë kundër Realit të Madridit. Edhe po, edhe jo, nuk mund të flas me siguri për këtë,”– u shpreh doktor Sakari Orava.

“Tani po stërvitet në zonën e plazhit, që zotëron Barca, ndërsa nga mesi i nëntorit do të nisë ushtrimet me topin.”  

Gjithsesi, në konferencën për shtyp për ndeshjen me Sevillan, trajneri Valverde theksoi se riaftësimi i lojtarit po shkon sipas parashikimeve, por kurrsesi nuk ka ndërmend t’i djegë etapat dhe ta aktivizojë para kohe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency