Merkato

Richarlison, bisedime te fshehta me Kloppin për transferimin te Liverpooli

Richarlison është kthyer në idhullin e tifozëve të Evertonit pas vetëm një sezoni në “Godison Park”, por zërat e fundit mund ta shndërrojnë atë edhe në një lojtar të padëshiruar.

Mësohet se agjenti i brazilianit është takuar me Jurgen Klopp në shtëpinë e trajnerit gjerman për të diskutuar transferimin e 21-vjeçarit te rivalët e përjetshëm të Liverpoolit.

Richarlison, i cili këtë sezon fitoi edhe një vend në përfaqësuesen Brazilit është përforcimi perfekt për skemat e Klopp, por nëse në vitin 2018 Evertoni e bleu atë për 50 milionë euro, tani do të kërkojë të paktën 80 milionë për ta lënë të lirë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency