Rigjeti golin pas tre muajsh, Lukaku: Kisha shumë nevojë, nuk ndalem më
Romelu Lukaku u transferua me bujë të madhe te Chelsea në verën që lamë pas. Kampionët e Europës paguan 115 milionë euro tek Interi, ndërsa sulmuesi belg firmosi një kontratë 5-vjeçare.
28-vjeçari është aktivizuar vetëm 736 minuta në Premier League këtë sezon, duke gjetur katër herë rrugën e rrjetës. Lukaku realizoi një golat në fitoren 1-3 që Chelsea arriti dje në fushën e Aston Villa.
Çlirim i madh për lojtarin e ekipit të Thomas Tuchel, të cilit i mungonte goli në kampionat prej muajit shtator. “Kisha nevojë për një paraqitje si kjo. Trajneri ka arsyet e tij rreth aktivizimit tim, por unë vazhdova të punoja shumë.
Fitorja ishte e rëndësishme, por jam i kënaqur edhe me ndeshjen që zhvillova. Dua të vazhdoj kështu përpara”, deklaroi Romelu Lukaku, plotësisht i lumtur për triumfin e Chelsea dhe rikthimin e tij te goli.



