Futboll

Rikthehet Latifi, 35 minuta në humbjen e Puskasit

Liridon Latifi duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe është gati të tregojë veten te skuadra hungareze e Puskas Akademy. Ish sulmuesi i Skënderbeut u aktivizua për 35 minuta në sfidën mes Zalaegerszegi dhe Puskas, e vlefshme për Kupën e Hungarisë.

Latifi u hodh në fushë në minutën e 55-të, kur rezultati ishte ende 0-0, ndërsa sfida u fitua nga vendasit në shifrat 1-0, por kualifikimi do të vendoset vetëm pasi të luhet edhe ndeshja e kthimit, më 28 Shkurt.

Liridon Latifi la Skënderbeun në fund të verës, për t’iu bashkuar skuadrës hungareze, ku deri tani ka luajtur shumë pak, pasi pësoi një dëmtim në muajin tetor, që e la jashtë skuadrës për disa javë.

Tani futbollisti i Kombëtares Shqiptare duket se e ka lënë përfundimisht pas krahëve dëmtimin dhe është i gatshëm të tregojë vlerat e tij te Puskas, duke filluar që nga ndeshja e fundjavës në kampionat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency