Rikthehet në stol pas 2.5 vitesh, ish-trajneri i Barçës firmos me klubin unik
Ernesto Valverde është rikthyer në stol pas 2 vitesh e gjysmë. Barcelona e shkarkoi në janarin e vitit 2020 dhe që atëherë ka qëndruar pushim. Trajneri i njohur spanjoll është emëruar si tekniku i ri i Athletic Bilbao.
306 herë i ka drejtuar nga stoli baskët, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje në histori, ndërkohë që statistikat e tij personal në stolin e Bilbaos do ketë mundësinë t’i përmirësojë.

Kjo është hera e tretë që 58-vjeçari do të punojë në “San Mames” (2003-2005 dhe 2013-2017). Gjatë gjashtë sezoneve që ka drejtuar Bilbaon, Valverde e ka kualifikuar në pesë raste ekipin bask në kompeticionet europiane.

Ndërkohë, në vitin 2015 Valverde dhe djemtë e tij fituan Superkupën e Spanjës, duke rikthyer tetë herë kampionët e Spanjës te fitimi i një trofeu pas 31 vitesh.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



