Rikthehet “Zona Gol”, emisioni dedikuar spektaklit që prodhon futbolli europian
Emisioni më i ndjekur sportiv në SuperSport, “Zona Gol” rikthehet mbrëmjen e sotme në orën 23:00 nën drejtimi ne moderatores Albana Bejko, e cila do të ketë të ftuar në këtë natë të parë ish- futbollistët Erjon Xhafa e Luan Pinari, si dhe komentatori Elvis Rexha.
Spektakli i prodhuar nga kampionati më i ndjekur në botë, Premier League, do të jetë në qendër të emisionit mbrëmjen e sotme, por nuk do të mungojnë as komentet dhe opinionet mbi ndeshjet e Bundesligës, La Ligës dhe Ligue 1.
Analiza, opinione, debat dhe përmbledhje e momenteve më të mira të ndeshjeve të të shtunës, do të jenë mbyllja më e mirë për një ditë mjaft emocionuese në ekranin e SuperSport…
Na ndiqni, në orën 23:00, në SuperSport 2!




