Rikthim me bujë në Premier League, shtatë gola për sulmin rekordmen
Fulham ka siguruar matematikisht rikthimin në Premier League teksa mposhti në ndeshjen e parafundit Luton me rezultatin e thellë 7-0 duke u shpallur kampionë të Championship me 90 pikë, një javë para fundit të kampionatit.
Kështu, klubi londinez do të rikthehet në elitë ku pjesëmarrjen për herë të fundit e regjistroi në sezonin 2019-2020. Këtë sezon në championship, Fulham ka qenë dominues ndaj kundërshtarëve teksa ka shënuar një “tufë” me gola, plot 106 të tillë (43 i ka shënuar vetëm sulmuesi serb Mitrovic) ndërsa kanë edhe një tjetër ndeshje në dispozicion.
Sakaq, protagonist në fitoren e thellë ndaj Luton ishte Fabio Carvalho i cili shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, ndërsa me paraqitjet në këtë sezon, portugezi ka fituar vëmendjen e Liverpool me të kuqtë që janë një ndër klubet pretendente për ta transferuar në merkaton verore djaloshin vetëm 19-vjeçar.




