Featured

Rikthime dhe katër ftesa të reja, Giresse publikon listën e Kosovës

Alain Giresse ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e Kosovës në Nations League. Trajneri francez ka ftuar katër lojtarë për herë të parë në përfaqësuesen dardane.

Mesfushorët e Ballkanit Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu, “shkatërruesi” i Llapit Ilir Krasniqi dhe sulmuesi i Aarau Shkëlqim Vladi, do kenë shansin të debutojnë me Kosovën.

Rikthehet në më fund edhe Leart Paqarada. Kapiteni i St Pauli po paraqitet shumë mirë në Bundesliga 2 dhe deri tani numëron një gol dhe 3 asiste. Problemet me Challandes i përkasin të kaluarës dhe anësori i majtë është gati të japë sërish kontributin e tij te Kosova.

Rikthehet pas një mungese edhe Hekuran Kryeziu, mesfushori i Winterthur, teksa mungon një ftesë për Valon Berishën, i cili zgjodhi të transferohet në Australinë e largët.

Kosova zbret në fushë në 24 nëntor në Irlandën e Veriut, teksa në 27 shtator pret Qipron në “Fadil Vokrri”, Prishtinë. Skuadra e Giresse është pjesë e grupit 2 të Ligës C në Nations League. Greqia kryeson me 12 pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me gjashtë pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency