Spanjë

Rikthimi i Messit te Barça? Ja çfarë thotë Laporta

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka folur së fundmi për Lionel Messin, për të cilin tha se nuk do të ketë një rikthim të afërt te katalanasit, por nuk e përjashtoi si mundësi.

Në një intervistë të dhënë për “RAC1”, ai theksoi se Xavi ka nisur një projekt me lojtarë të rinj. Megjithatë më tej ai shtoi se argjentinasi është lojtari më i mirë në botë dhe është i veçantë, pasi ka mentalitet fituesi.

“Nuk kam marrë asnjë mesazh nga Messi për t’u kthyer te Barça, as nga ata që e rrethojnë dhe ne nuk po e konsiderojmë këtë gjë për momentin. Po ndërtojmë një ekip të ri me lojtarë me eksperiencë, por Leo është Leo, ai është lojtari më i njohur në botë dhe ka mentalitet fitues. Messi meriton respekt si lojtar dhe si njeri.”-tha Laporta.

Lionel Messi nuk është duke kaluar një moment të mirë te PSG-ja, me tifozët e parizienëve që nuk e duan më në klub dhe kjo ka bërë që të fillojë qarkullimi i lajmeve për rikthimin e tij te Barça.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency