Kategoria Superiore

Rikthimi te dygolëshi, objektivat dhe pozicioni i preferuar: Rrëfehet Lorenco Vila

Lorenco Vila shënoi golat e Teutës në barazimin 2-2 kundër Skënderbeut. 22-vjeçari nuk realizonte dy gola në Abissnet Superiore prej 24 korrikut të vitit 2020 (Flamurtari-Teuta 2-3).

Sulmuesi anësor ndihet i lumtur për golat, por i trishtuar për mungesën e fitores. Gjithsesi, Vila shfaqet optimist në prononcimin e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, duke deklaruar se Teuta do të rikthehet shpejt te fitorja në kampionat.

Jam i lumtur për golat, por jam tepër i mërzitur që lamë dy pikët në këtë ndeshje. Shpresoj të mos i bëjmë këto gabime në ndeshjen e radhës dhe të rikthehemi te fitorja.

U lëndova në momentin më të mirë, qëndrova 3 muaj pushim, tani jam rikthyer në formë dhe shpresoj të ndihmoj Teutën, pasi nuk i kemi marrë pikët e duhura.

Shpresoj se do arrij kuotën e golave që kam shënuar vjet, por më parë dua të ndihmoj ekipin për t’u rikthyer aty ku e meriton.

Pozicioni i preferuar? Vjet kam luajtur djathtas, sepse majtas ishte Bregu. Pak më mirë ndihem majtas, por edhe djathtas nuk është se nuk ndihem mirë”, përfundoi lojtari durrsak.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency