Futboll

‘Rilind’ edhe Kondogbia, gol çdo 174 minuta te Valencia

Goeffrey Kondogbia duket se ka rilindur me rikthimin e tij në Spanjë. Francezi është një titullar fiks te Valencia dhe ka shënuar edhe 3 gola, në 6 takime të luajtura. Ai është aktivizuar për 522 minuta, çka do të thotë se ka shënuar 1 gol çdo 174 minuta, me skuadrën e Marcelinos, ndërsa te Inter, Kondogbia shënoi vetëm dy gola gjithsej, në 50 takime të luajtura.

Kjo tregon mjaft mirë përshtatjen e francezit me kampionatin spanjoll, ku edhe shkëlqeu në fillimet e tij me Seviljan. Kondogbia u largua nga Interi në muajin gusht, sipas formulës ‘huazim me të drejtë blerje’ dhe duket se drejtuesit e Valencias janë bindur tashmë të paguajnë 25 milionë eurot, që duhen për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency