Bundesliga

Rilind Mario Gomez, Shtutgarti ëndërron Europën

Vijon momenti i shkëlqyer i formës për Shtutgartin. Skuadra shvabe mposhti 2-1 Freiburgun në transfertë në sfidën që hapi javën e 27-të të Bundesligës duke regjistruar fitoren e 5-të në 6 takimet e fundit. Një sukses ky shumë i rëndësishëm për Shtugartin që hodhi një hap të sigurtë drejt mbijetesës por tashmë formacioni i drejtuar nga trajneri turk Tayfun Korkut, mund të ëndërrojë Europën. Shtutgarti e ka gjetur te Mario Gomez liderin e vërtetë me ish sulmuesin e kombëtares gjermane që ngjason me djaloshin që dikur shpërthente dhe bëhej i njohur duke mbajtur veshur pikërisht fanellën e skuadrës shvabe. Pa Amir Abrashin i cili ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi, Freiburgu nuk arriti të merrte pikë në këtë duel, pasi Gomez realizoi dy herë nga një gol për çdo pjesë duke bërë të pavlefshëm edhe finalizimin e Petersen për vendasit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency