Rindizet pasioni mes Dybalas dhe Antonella Cavalierit
Paulo Dybala i rikthehet dashurisë me Antonella Cavalierin. Sulmuesi i Juventusit dhe bukuroshja argjentinase ishin ndarë verën e kaluar, duke i kaluar pushimet larg njëri-tjetrit. Mirëpo mosmarrëveshjet janë sheshuar dhe tashmë të dy do të jetojnë në Torino. Studentja 22-vjeçare është rikthyer në krahët e talentin argjentinas pikërisht me rastin 24-vjetorit të lindjes së tij. Me jetën private të stabilizuar, tashmë pritet një Dybala i rilindur edhe në fushën e blertë. Një lajm i gëzueshëm për të gjithë ambientin bardhezi, ku presin me shumë gola nga sulmuesi.























