Gossip

Rindizet sherri Wanda-Icardi, shkak bëhet sërish China Suarez

Rikthehet tensioni mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit, teksa shkak është bërë sërish aktorja argjentinase China Suarez, që pas një flirti me sulmuesin argjentinas, për pak çoi çiftin drejt divorcit.

Këtë herë mediat rozë raportojnë se shkak i debatit është bërë fakti që Wanda Nara ka kapur Mauron duke parë fotot e China Suarez në rrjetet sociale dhe mes çiftit ka pasur zënka të ashpra.

Herën e parë Wanda vendosi të falë “tradhtinë” e të shoqit, por nuk dihet çfarë vendimi do të marrë këtë herë, duke qenë se bëhet fjalë për një rast të përsëritur në harkun e pak javëve dhe për më tepër, me të njëjtin person.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency