“Ringjallet” Ferizaj, Hamiti dhe Gashi ndëshkojnë Drenicën
Fitore kthese për Ferizajn në përballjen me Drenicën në ndeshjen hapëse të javës së tretë të Seperligës së Kosovës. Skuadra që drejtohet nga Afrim Toverlani realizoi dy gola në pjesën e dytë, duke i shkaktuar humbjen e dytë Drenicës në këtë fillim sezoni dhe të parën pas katër rezultateve pozitive.
Deri në minutën e 67-të u luajt një ndeshje e ekuilibruar, por pikërisht në këtë moment Hamiti shtyu topin drejt rrjetës në zhvillimet e një goditjeje këndi.
Ekipi nga Skënderaj tentoi të rikthente ekuilibrat në rezultat, por goli i mrekullueshëm i realizuar nga Dren Gashi 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt vulosi kapitullimin formacionit të Tahir Lushtakut.
Ferizaj me këtë sukses shkon në kuotën e 7 pikëve, duke kapërcyer të paktën përkohësisht në renditje Dritën dhe Lirinë e Prizrenit.



