Premier League

“Ringjallja” e David De Gea, portieri më i mirë në Evropë

Manchester United po kalon një sezon të vështirë, por në anën tjetër David De Gea po kalon një edicion super, teksa me pritjet e tij ka qenë fantastik në këtë sezon, duke u bërë shpëtimtar i “Djajve të Kuq” në shumë prej sfidave të Premier League.

Statistikat tregojnë se gardiani i Manchester United është ai i cili ka rendimentin më të kënaqshëm. Në pesë ligat kryesore, De Gea ka statistikat më të mira duke merituar me të drejtë titullin si më i miri në Evropë.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në raportin mes golave të pësuar dhe atyre të shpëtuar, 31-vjeçari ka një koeficient +7.6, duke qenë vendimtar me pritjet e tij së paku në 8 situata ku skuadra e tij mund të ishte ndëshkuar.

Pas tij vjen portieri i Wolves, Jose Sa me një rezultat prej +6.7. Manuel Riemann i Bochum-it mbyll treshen e parë, me portierin gjerman që mban koeficientin +6.4 gola.

De Gea është rikthyer në maksimumin e tij për United pas vështirësive në sezonet e fundit. Vendi i 31-vjeçarit dukej se ishte i kërcënuar sezonin e kaluar pasi Dean Henderson, megjithatë me paraqitjet e këtij sezoni duke i paprekshëm mes tre shtyllave të “Djajve të Kuq”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency