Serie A

Rinovim deri në 2025, Juventusi gjen akordin me të preferuarin e Allegrit

Drejtuesit e Juventusit kanë arritur akordin e rinovimit me lojtarin e radhës. Pas portierit Perin është Mattia De Sciglio ai që do të firmosë kontratën e re me klubin italian.

Mbrojtësi anësor, i cili mund të luajë në të dy krahët e prapavijës, ndodhet në vitin e fundit të kontratës, por aventura e tij në Torino do të zgjasë deri në vitin 2025.

29-vjeçari është një nga të preferuarit e trajnerit Max Allegri, dhe këtë sezon ka luajtur 27 ndeshje në të gjithë kompeticionet, duke u aktivizuar në krahun e majtë dhe të djathtë.

12 milionë euro pagoi Juventusi te Milani në verën e vititi 2017 për kartonin e De Sciglios, i cili sezonin e kaluar e kaloi i huazuar te francezët e Lyonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency