Kombëtare

Rinovim dhe rritje page, klubi italian i kënaqur me Aristidi Kolajn

Aristidi Kolaj u transferua nga Sassuolo tek Alessandria në Serie B në muajin korrik, duke firmosur deri në 2024. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol në 12 ndeshje të luajtura në Serie B.

Impakti me ekipin e ri ka qenë pozitiv, drejtuesit e klubit janë të kënaqur me rendimentin e 22-vjeçarit (8 ndeshje me Shqipërinë U21) dhe po përgatisin rinovimin me të.

TMW raporton se Kolajn e pret zgjatja e bashkëpunimit me një tjetër vit, pra deri në verën e vitit 2025, ndërkohë që rroga e tij sezonale do të rritet. Bisedimet ndodhen në fazë të avancuar dhe së shpejti do të vijë firma në kontratën e re.

Alessandria siguroi ngjitjen në Serie B sezonin e kaluar, për momentin renditet në vendin e 16-të pas 18 javëve kampionat dhe po lufton për qëndrimin në divizionin e dytë të futbollit italian.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency