Serie A

Rinovimi/ Drejtuesit e Interit takojnë babanë e Brozovic, nuk ka “tym të bardhë”

Marcelo Brozovic është një çështje që shqetëson Interin. Mesfushori kroat ndodhet në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Italisë, që nuk duan ta humbasin me parametra zero në verë.

Drejtuesit e Interit (Marotta dhe Ausilio) kanë kryer gjatë ditës së sotme një takim me babanë dhe agjentin e Brozovic. Bisedë formale dhe pa shifra, teksa drejtuesit zikaltër kanë shprehur dëshirën dhe gatishmërinë e tyre për të rinovuar me një nga pikat më të forta të mesfushës.

Akordi final është akoma larg, por optimizmi nuk mungon. 29-vjeçari nga Zagrebi kërkon 6 milion euro rrogë sezonale (sa përfiton Lautaro Martinez) dhe një kontratë 4-vjeçare.

Interi ofron zgjatjen e bashkëpunimit me tre vite të tjera dhe një rrogë që i afrohet shifrës 5 milion euro në sezon bashkë me bonuse. Palët kanë programuar një tjetër takim në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, klube si Bayern Munchen, PSG, Tottenham dhe Atletico Madrid vijojnë të monitorojnë me kujdes situatën, me shpresën që Brozovic do refuzojë propozimet e Interit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency