Rinovimi i Inter me Perisic, ja kur mbërrijnë në Milano agjentët e kroatit
Rinovimi i kontratës së Ivan Perisic ishte kthyer në problem më vete për klubin e Inter. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, pas fjalëve të Giuseppe Marotta-s, para ndeshjes me Liverpool gjetja e akordit mes palëve është shumë e afërt.
Pritet që në javën e ardhshme në Milano të zbarkojnë agjentët e lojtarit, në mënyrë që të bisedojnë për detajet e kontratës së re.
Kontrata e mesfushorit përfundon në verën e këtij viti dhe tashmë rinovimi është domosdoshmëri për “zikaltërit”, që të mos e humbasin me parametra zero.
Në këtë rast Inter duhet të nxitojë, pasi interes për Perisic kanë shfaqur klube si Bayern Munich, Borussi Dortmund në Gjermani apo edhe Wolfsburg në Angli



