Francë

Rinovimi i Mbappe me PSG-në, Macron: Ja çfarë i thash para se të merrte vendimin

Rinovimi i Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain ishte një nga temat më të diskutuara të sezonit 2021-2022 dhe gjerësisht në media u përfol edhe për përfshirjen e Presidentin të Francës Emmanuel Macron në këtë çështje.

Duke folur për mediat franceze në lidhje më këtë çështje ai theksoi se vetëm e ka këshilluar sulmuesin dhe këtë e ka bërë sepse vetë Mbappe ia ka kërkuar diçka të tillë.

“Ju siguroj, nuk kam ndërhyrë kurrë në asnjë transferim. Unë jam një qytetar i zakonshëm kur bëhet fjalë për sportin. Më pëlqen të shikoj ndeshje të mira dhe të bëj tifo për Marseille. Kam folur me Mbappe, por vetëm për ta këshilluar ë të qëndrojë në Francë. Kur pyetet në mënyrë joformale dhe miqësore, roli i çdo presidenti është të mbrojë vendin e tij.”-tha Macron.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency