Rinovimi i radhës te Vllaznia, një nga lojtarët më të dalluar firmos deri në 2024
Kohë rinovimesh te Vllaznia. Pasi zgjati bashkëpunimin me Fjoart Jonuzin, klubi shkodran ka rinovuar edhe me Esin Hakajn, një ndër lojtarët më të dalluar sezonin e fundit tek ekipi kuqeblu.
25-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2024 me Vllazninë, që konfirmon marrëveshjen me anësorin e majtë me anë të një komunikate zyrtare në faqen zyrtare.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka zgjatur bashkëpunimin edhe me një tjetër protagonist të suksesit të para pak ditëve, fitimit të Kupës së Shqipërisë.
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Esin Hakaj për të qenë pjesë e skuadrës tonë edhe për sy sezonet e ardhshme, natyrisht me dëshirën e mirë për të arritur të tjera suksese me fanellën kuqeblu“, shkruan klubi i Vllaznisë.
Lojtari shkodran zhvilloi 43 ndeshje me kuqeblutë sezonin e fundit, duke shënuar një gol e dhuruar pesë asiste për shokët e skuadrës.



