Premier League

Rinovimi i Sterling, Pep Guardiola jep dritën jeshile

Kontrata e Raheem Sterling me Manchester City përfundon pas 18 muajsh dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Sterling, i cili ishte i hapur ndaj idesë për një transferim të mundshëm në janar pas interesimit që Barcelona shfaqi për të, ka pasur një kthesë në performancën e tij me një mori fitoresh, që nga rikthimi në formacion.

Anglezi ka regjistruar 13 gola dhe pesë asiste në 32 paraqitje në të gjitha ndeshjet këtë sezon, gjë që tregon se sa vendimtar ka qenë Sterling për ekipin e Pep Guardiolës.

Mediat italiane tregojnë se Guardiola i ka dhënë dritën jeshile Manchester Cityt për të zgjatur kontratën aktuale me Sterling deri në vitin 2023, por pavarësisht vendimit të trajnerit, e ardhmja e anglezit nuk është e sigurt që do të vazhdojë të jetë te “Qytetarët”.

Bisedimet midis klubit dhe menaxherit të Sterling do të vazhdojnë  edhe pse Manchester City dëshiron të marrë një vendim për të ardhmen e sulmuesit përpara përfundimit të kontratës aktuale, prej të cilës kanë mbetur vetëm 18 muaj, e megjithatë klubi mbetet i hapur për të pranuar edhe oferta për anglezin nëse ato do të arrijnë vlerën mbi 50 milionë paundve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency