Risia e fundit nga Benz, dy motorë elektrikë e bëjnë makinën të “fluturojë”
Mercedes Benz mbetet një nga markat më ikonike, po ashtu edhe nga më të preferuarat. Së fundmi, Benz i është përshtatur teknologjisë e cila avancon çdo ditë e më shumë dhe risia e fundit është modeli i ri Mercedes-AMG EQE, i pajisur me dy motorë elektrikë.
Një në pjesën e përparme dhe një tjetër në pjesën e pasme të makinës duke garantuar në total 677 kuaj fuqi, teksa makina mund të arrijë një shpejtësi deri në 100 km/h për vetëm 3.2 sekonda. Ndërkaq, Benz ka menduar edhe për nostalgjikët të cilët kërkojnë të ndjejnë edhe më shumë adrenalinën nëpërmjet zhurmës së motorit, teksa është mundësia e aktivizimit të zhurmës artificiale të motorit benzinë.
Sakaq, Mercedes-AMG EQE do të hidhet në treg në fillimin e vitit të ardhshëm ndërsa çmimi ende nuk është publikuar.






