Futboll

Ritual për t’i shpëtuar rënies nga kategoria, ekipi turk bën kurban një dash!

Skuadra e kategorisë së dytë turke, Kocaelispor është duke kaluar një periudhë të errët në kampionat teksa ka regjistruar nje seri prej tetë ndeshjesh radhazi pa fitore. Tashmë, ata rrezikojnë seriozisht rënien një kategori më poshtë, ndërsa drejtuesit e klubit kërkojnë ta shmangin me patjetër këtë mundësi.

Kështu, përveç punës në aspektin sportiv, në klubin turk kanë menduar edhe për të ndërmarrë një nismë e cila më së shumti lidhet me faktin e të lënit një periudhë të vështirë pas krahëve.

Në këtë formë, para një seance stërvitore ata kanë bërë kurban një dash me shpresën se tashmë rezultatet pozitive do të vijnë dhe ekipi do t’i shpëtojë rënies një kategori më poshtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency