Rivalët e skuadrave shqiptare në formë, fitojnë miqësoret
Partizani, Kukësi, Teuta e Laçi janë në kulmin e përgatitjeve për sfidat europiane, “demat” në Champions dhe 3 skuadrat e tjera në Europa League, por në çfarë pikë të përgatitjeve janë rivalët e tyre. Kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë një ekip me potencial mjaft të lartë si Qarabagu. Skuadra kampione e Azerbaixhanit u bë disa vite që dëshmon rritjen e ndjeshme edhe në arenën europiane. Vetëm një ditë më parë shenjat që shfaqi ekipi i Gurbanov duhet ta shqetësojnë Partizanin, azerët mposhtën në miqësore skuadrën ruse të UFA-s me rezultatin 2-1, golat për Qarabagun u realizuan nga Abdellah Zoubir dhe spanjolli Michel.
Edhe më mirë ka bërë rivali i Kukësit, Debreceni. Hungarezët kanë zhvilluar dy takime testuese në një ditë. Fillimisht mposhtën pastër 2-0 Niregiazën me gola të Jovanovic dhe Balogh, ndërsa në orët e pasdites ekipi i Herzog fitoi sërish me shifrat 2-0 kësaj here kundër Diosgior, në këtë takim ata që realizuan ishin Takas dhe Bodi. Hapoel Beer Sheva që do të përballet me Laçin ka zhvilluar një duel luksi ndaj grekëve të Olimpiacosit duke treguar një formë sportive të admirueshme. Takimi përfundoi në barazim 2-2, golat për izraelitët u shënuan nga Sahar dhe Haselbank, një gol për ekipin nga Athina e realizoi Fiorin Durmishaj.
Në përgatije e sipër është edhe kundërshtari i Teutës, Ventspils, leotnezët pak ditë më para barazuan 2-2 në ndeshjen e kampionatit letonez ndaj Spartak Jurmalës.



