Featured

“Rivalitet i bukur”, Klopp: City po bën çmenduri! Guardiola? Më i miri, një gjë s’e kuptoj

Në Angli po e presin me padurim duelin Manchester City-Liverpool, që do të transmetohet në Supersport 2 (17:30). Kampionët në fuqi kryesojnë me një pikë më shumë se “The Reds”, dhe të dielën do të zhvillohet një finale titulli në ishull.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk fiton në “Etihad Stadium” në kampionat prej nëntorit të vitit 2015 (1-4), teksa trajneri gjerman tenton të ulë presionin, duke e konsideruar një ndeshje normale. Në fund elozhe për Pep Guardiolën.

Nuk mund të vendos unë se çfarë mendojnë njerëzit, ne mund të vlerësojmë vetëm rezultatet e mundshme. Nëse fitojmë do të dalim në krye me dy pikë mbi Cityn dhe gara për titullin nuk mund të quhet e mbyllur.

 Nëse humbasim do të mbetemi katër pikë pas, dhe askush nuk do të mendonte të njëjtën gjë në kampin kundërshtar. Barazimi na mban në të njëjtat pozita, kështu që nuk do të jetë një sfidë vendimtare.

Rivaliteti me Manchester City është i bukur. Vazhdimësia dhe qëndrueshmëria që kanë shfaqur skuadrat në periudhën e fundit është absolutisht e çmendur. Në vitin tonë më të mirë ishim pak përpara dhe fituam titullin.

Guardiola? Pep është trajneri më i mirë në botë, nuk duhet të ketë fare diskutime për këtë çështje. Nuk arrij t’i kuptoj dyshimet e askujt në lidhje me këtë temë”, deklaroi trajneri i Liverpoolit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency