Lajme

River Plate – Boca Juniors, Superclasico “luhet në zyra”

Pas incidenteve të rënda kur u sulmua autobusi i Boca Juniorsit në hyrje të stadiumit “Monumental”, nga tifozët e River Plate dhe si rrjedhojë u shty sfida e finales së Kupës se Libertadores, përballja mes dy klubeve është zhvendosur tashmë nëpër zyra.

Kjo pasi dy klubet, në bashkëpunim edhe me CONMEBOL, kanë vendosur paraprakisht që sfida të luhet më 8 ose 9 Dhjetor, në një stadium jashtë Argjentinës, por drejtuesit e dy skuadrave janë përfshirë edhe në polemika në distancë, gjatë orëve të fundit.

Kjo pasi Komisioni i Disiplinës ka hapur një hetim për incidentet e rënda dhe presidenti i Boca Juniorsit, Daniel Angelici është shprehur se nuk dëshiron që sfida të luhet, por që skuadra e tij të marrë fitoren 0-3 në tavolinë.

Gjithsesi ka ardhur edhe reagimi i presidentit të River Plate, Rodolfo D’onofrio, i cili u ka kërkuar drejtuesve të Boca Juniorsit të mbajnë fjalën dhe të përgatiten për të luajtur, ashtu siç ishte rënë dakord më herët nga palët.

“Mjaft u morët me fjalë. Duhet të vini për të luajtur. Duhet të mbani fjalën dhe të luani futboll, qoftë edhe sikur të shkojmë për të luajtur në hënë”, deklaroi D’Onofrio”, në një mesazh për klubin rival.

Presidenti i River Plate theksoi edhe njëherë se incidenti i ndodhur në “Bombonera” gjatë vitit 2015, kur tifozët mësynë në fushë, në pushimin e ndeshjes, dhe “Los Millioneros” morën fitoren në tavolinë 0-3, nuk është i njëjtë me këtë të të shtunës në mbrëmje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency