River Plate ëndërron Luis Suarezin, tifozët krijojnë hashtagun #LuchoVeníARiver
Nënshkrimi me një “yll” të futbollit europian është ëndrra e çdo klubi argjentinas. Prej ditës së djeshme, në vendin latino-amerikan po flitet gjithnjë e më shumë për bashkimin e Luis Suarezit, ish-sulmuesit të Ajaxit, Liverpoolit dhe Barcelonës (po mbyll përvojën me Atleticon) me River Plate.
E vështirë, por jo e pamundur. Te Riveri duan të besojnë. Është një klub që bën pjesë në një kampionat ku konkurrenca është e fortë. A do të mjaftojë kjo? Nuk duket kështu, sepse të jetosh në Madrid (ose Evropë) nuk është njësoj si të jetosh në Buenos Aires; sepse paga që i ofron River Plate nuk mund t’i afrohet as asaj që do të merrte në Evropë; dhe sepse të shkosh në Amerikë kaq shpejt nuk duket si ideja më e mirë për t’u përgatitur për Kupën e Botës… Mdoshta mund të bëhet, sepse klubi argjentinas do të ishte i vetmi i gatshëm për të nënshkruar me sulmuesin vetëm për disa muaj. Prandaj te River Plate vazhdojnë të ëndërrojnë.
Aq sa edhe fansat e kësaj skuadre kanë krijuar një hashtag (#LuchoVeníARiver) që u bë trend në rrjet. Në Argjentinë flitet se ish-futbollisti i Riel Plate dhe i përfaqësueses uruguaiane, Enzo Francescoli, ka folur me lojtarin për të shqyrtuar këtë mundësi. Ndoshta për disa muaj para Botërorit Suarez mund të pranojë nënshkimin, më pas e pret përvoja në MLS.



