Robenit nuk i pëlqen stoli, së shpejti takim me Rummeniggen
Arjen Robben duket se nuk e ka pritur aspak mirë faktin që ndeshjen e Champions League, kundër Besiktas e nisi nga stoli. Holandezi hyri në fushë në minutë 44 pas zëvendësimit të James Rodriguez, gjithsesi 34-vjeçari nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij. Për këtë sqaruar këtë situatë ditët në vijim do të ketë një takim kokë më kokë me Rummenigge. Holandezi vetëm pak ditë më parë u shpreh se mund të luajë edhe 2 vite në nivele të larta, duke lënë të nënktuptohet që i pëlqen të rinovojë, por qëndrimi i tij i fundit ka vënë në dyshim gjthçka.



