Premier League

Rodgers dhe Benitez në garë për stolin e Leicester City!

Pasi zyrtarizuan shkarkimin e Claude Puel pas humbjes me Crystal Palace, drejtuesit e Leicester janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e francezit në pankinë. Emri që përmendet në ‘King Power Stadium’ është ai i teknikut aktual të Celtic, Brendan Rogers. Sipas mediave angleze, ‘Dhelprat’ janë të gatshëm të paguajnë edhe një shumë të hollash në drejtim të skocezëve në mënyrë që ata të lënë të lirë ish-teknikun e Liverpool para përfundimit të sezonit. Përveç Rodgers, drejtuesit e klubit pëlqejnë edhe Rafa Benitez, teknikun aktual të Newcastle.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency