Conference League

Rodgers karikon Leicester City: Duam finalen e Tiranës, çfarë më tremb nga Roma

Leicester City ëndërron finalen e parë europiane në histori. Skuadra angleze do të sfidojë Romën të enjten në gjysmëfinalen e dytë të Conference League, finalja e së cilës do të luhet në Tiranë.

Ndeshja e parë e luajtur në Angli, përfundoi në barazim 1-1, ndërsa skuadra finaliste do të vendoset në “Olimpico”, përballje që do të transmetohet në Supersport 2 (21:00).

Trajneri i “Dhelprave”, Brendan Rodgers theksoi në prononcimin për mediet se objektivi është kalimi në finalen e “Air Albania” (25 maj), teksa zbulon edhe pikën më të fortë të ekipit të Mourinhos.

Roma do të shtyhet nga publiku i vet, plus që ata janë shumë të mirë në kundërsulme, kështu që duhet të jemi tepër të fokusuar në këtë aspekt, pasi ata janë të rrezikshëm në daljet e shpejta.

Finalja është një mundësi që duam ta shfrytëzojmë. Për fat të keq nuk ia dolëm të renditemi në një nga pozicionet e larta të renditjes në kampionat, kjo edhe falë dëmtimeve të shumta që kemi pësuar.

Do të jetë një kënaqësi e madhe për gjithë skuadrën nëse ia dalim të kualifikohemi në finalen e Tiranës. Do donim të ishim ekipi i parë që fiton këtë turne, kjo është dëshira e gjithë ekipit”, deklaroi Rodgers.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency