Rodri pasuesi i Fernandinhos te Man.City!
Rodrigo u ble verën e kaluar nga Atletico Madrid si mesfushori i të ardhmes për “Los Colchoneros” por 22-vjeçari tashmë kërkon të largohet. Agjenti i lojtarit ia ka bërë të ditur drejtuesve zgjedhjen e spanjollit i cili ka një kontratë deri në vitin 2023 teksa vlerësohet 60 deri në 70 milionë euro. Manchester City është destinacioni i Rodrit ku Guardiola i ofron një vend si titullar si pasuesi i Fernandinhos dhe një propozim i tillë është vështirë të refuzohet. Mesfushori u ble për 20 milionë euro sezonin e kaluar ndërsa tani Atletico Madrid pritet të përfitojë 3 herë më shumë nëse drejtuesit do të pranojnë të lënë të lire 22-vjeçarin.



