Roland Luçi “ngre në qiell” Brojën dhe këshillon Rejën
Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare dhe Vllaznisë, i mirënjohur i Roland Luçi ka folur me superlativa për Armando Brojën, heroin kuqezi, që në Hungari nxori një tjetër gol fantastik, duke i dhënë Shqipërisë 3 pikët.
Luçi evidenton cilësitë e jashtëzakonshme të sulmuesit 20-vjeçar, për të cilin parashikon një të ardhme të ndritur, vlerëson jo pak Uzunin dhe e mbyll me një këshillë për trajnerin Reja e stafin teknik të kombëtares.
Ja reagimi i plotë i Roland Luçit:
Ky djali ka dy aftesi dalluese te lindura, vertikalitetin dhe synimin e kapjes patjeter te zones se rreptesise; jane te rralle te ngjashmit e tij ne bote.
Vetem nje gje mund ta frenoje ne kapjen e majave te futbollit dhe kjo eshte egoja e tij disi e tepruar, paçka se per Kombetaren tone rezultoi fatlume. Me nje korigjim te saj ne drejtim te venies ne sherbim te ekipit, Armando Broja do te jete me i suksesshmi i llojit te vet qe ka lindur Shqiperia.
I ngjashem me te, paçka se nje shkalle me poshte ne komponentet e permendur eshte dhe Uzuni. Eshte urgjence qe keta te dy duhet te perbejne jo vetem dyshen e sulmit tone, por ndaj tyre dhe pershtatjen e sistemit te lojes.
Dhe qe te mos zgjatem, dikush duhet ti thote trainerit qe nuk duhet pritur deri ne konsumimin e plote te X a Y lojtari, por duhet nderhyre me nderrime shume me heret. Keshtu dhe skeptiket e xhelozet do ta kene me te veshtire ne baltehedhjen ndaj Kombetares nga studiot sportive ne shumice te degraduara.



