Roli i Rudiger? Ancelotti: Unë nuk jam i çmendur, skuadra më e mirë se sezonin e kaluar
Real Madrid doli i mposhtur me rezultatin 0-1 nga miqësorja e luksit në Amerikë ndaj Barcelonës. Të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti nuk mundën t’i kundërpërgjigjeshin perlës së Raphinhas, megjithatë për teknikun italian rezultati nuk është më i rëndësishmi. Pas sfidës me katalanasit, Ancelotti u pyet mbi pozicionin e Antonio Rudiger në fushë ndërsa shtoi se organika e madrilenëve tashmë është më e mirë se në sezonin e kaluar.
Ndjesia që iu la Rudiger si një mbrojtës i majtë? “Më pëlqeu shumë dhe unë nuk jam i çmendur që e aktivizova në atë pozicion. Ai është një lojtar i zgjuar dhe mund të ndryshoj rol në fushë edhe me Alabën. Nuk e bënë diçka të tillë kundër Barcelonës pasi Rudiger u paraqit mirë.
A më duhet një tjetër sulmues? Jo, mendoj se skuadra është e plotësuar dhe organika mendoj se është më e mirë se në sezonin e kaluar. Kanë ardhur dy lojtarë të rinj (Rudiger dhe Tchouameni) dhe do të kontribuojnë shumë për skuadrën. Kemi në total 27 lojtarë dhe t’i stërvitësh të gjithë nuk është e lehtë, por janë lojtarë të zgjuar dhe i kuptojnë vështirësitë e mia”, u shpreh Ancelotti.



