Serie A

Roma, 20 milionë euro për Simone Verdin e Bolognas

Simone Verdi ka përfunduar në radarët e Romës. Klubi kryeqytetas, sipas mediave italiane është gati të shpenzojë 20 milionë euro për futbollistin e Bolognas, i cili ka spikatur me 5 gola në 17 ndeshje në Serinë A në këtë sezon.  Sullmuesi italian vetëm pak kohë më parë ka rinovuar kontratën me ekipin abrucez deri në vitin 2021. Drejtori sportiv verdhekuq, Monchi, dhe trajneri Eusebio Di Francesco synojnë që ta transferojnë në Romë futbollistin që në merkaton e janarit. Mbetet për t’u parë se sa do të mund t’i rezistojë kesaj oferte Bologna, që me kaq shumë para mund të afrojë disa lojtarë që u përshtaten objektivave të saj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency